Gjatë këtij viti s’do të ketë zgjedhje të parakohshme

Kosova

Gjatë këtij viti s’do të ketë zgjedhje të parakohshme

Më: 5 tetor 2010 Në ora: 10:13

Ushtruesi i detyrës së presidentit të Republikës së Kosovës, Jakup Krasniqi deklaroi se data e mbajtjes së zgjedhjeve të parakohshme në Kosovë do të shpallet së shpejti. Por pas një takimi me kryeministrin Hashim Thaçi ai bëri të ditur se partitë politike janë kundër mbajtjes së zgjedhjeve gjatë këtij viti.

Asnjë nga subjektet politike nuk janë të pajtimit që zgjedhjet e parakohshme në Kosovë të mbahen këtë vit. Këtë e bëri të njohur ushtruesi i detyrës së presidentit të Republikës së Kosovës, Jakup Krasniqi, që nga dorëheqja e Fatmir Sejdiut nga posti i presidentit të vendit, po vazhdon konsultat me partitë politike me qëllim që të arrihet një dakordim i përgjithshëm për datën e mbajtjes së zgjedhjeve.

“Shumica ose të gjithë ata më të cilët jam konsultuar, liderët e partive politike, nuk e kanë gatishmërinë që zgjedhjet të zhvillohen brenda këtij viti. Ata pajtohen që të ketë zgjedhje të parakohshme, por që ato të mbahen në afatin që e lejon periudha gjashtë mujore”, tha Jakup Krasniqi. Ai ka të drejtë që në bazë të kushtetutës të mbajë postin e presidentit për gjashtë muaj. Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi thotë se institucionet e Kosovës me gjithë dorëheqjen e Fatmir Sejdiut, janë stabile.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat