Lunaçek: Vizat për Kosovën

Kosova

Lunaçek: Vizat për Kosovën

Më: 6 tetor 2010 Në ora: 13:53

Eurodeputetja Ulrike Lunaçek tha se Shqipërisë dhe Bosnjës nesër duhet hequr vizat, megjithë drojën e punësimit në BE. Ndërsa sa i përket Kosovës, ajo tha se kjo çështje (vizat) "duhet të diskutohet pa humbur kohë". Pasi rikujtoi se është edhe raportuese për Kosovën, Lunaçek tha se më 8 korrik, "i gjithë Parlamenti Evropian e bëri të qartë se tani Komisioni duhet të përcaktojë edhe për Kosovën udhërrëfyesin", apo hapat e parë për heqjen e vizave. Ajo tha se në kontakt me autoritetet kosovare vazhdimisht merr siguri për punën e kryer në këtë drejtim. "Një regjistër i gjendjes civile tani po ndërtohet në një mënyrë të tillë, që të mund të sqarohet me të vërtetë identiteti i një personi. Ata po përpiqen të përgatisin të gjitha kushtet teknike për pasaportat biometrike. Dhe në aspektin politik është me të vërtetë e rëndësishme, që këtu të nisë procesi. Do të zgjasë me siguri një periudhë kohe, deri sa të përgatiten të gjitha aspektet teknike", theksoi Lunaçek për DV. Nga ana e saj, shtoi Lunaçek, ka një "presion masiv" në drejtim të Komisionit dhe të Këshillit, për të bërë hapa përpara. "Nuk shkon që dy milionë vetë dhe një pjesë e madhe e tyre shumë të rinj, të ndihen të bllokuar në një shtet, i cili është shteti më i ri i Evropës dhe që të udhëtojnë vetëm me vështirësi shumë të mëdha në shtetet e tjera, edhe në shtetet fqinje", tha Lunaçek.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat