Thaçi uron Berishën dhe gjithë qytetarët e Shqipërisë

Kosova

Thaçi uron Berishën dhe gjithë qytetarët e Shqipërisë

Më: 7 tetor 2010 Në ora: 19:02

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi i ka dërguar një telegram urimi homologut të tij, kryeministrit të Republikës së Shqipërisë, Sali Berisha dhe gjithë qytetarëve të Shqipërisë, me rastin e miratimit nga ana e Parlamentit Evropian të propozimit të Komisionit Evropian për heqjen e regjimit të vizave për Shqipërinë. Në telegram thuhet: “ Me gëzim të madh morëm lajmin për miratimin nga ana e Parlamentit Evropian të raportit për liberalizimin e vizave për Republikën e Shqipërisë.

Pas anëtarësimit të Shqipërisë në NATO, kjo është edhe një arritje e madhe për Qeverinë tuaj, për spektrin politik shqiptar dhe për gjithë qytetarët e Shqipërisë. Ky sukeses shumë përmbajtësor dëshmon për progresin e gjithmbarshëm që ka arritur Republika e Shqipërisë në rrugën e sigurtë të integrimit në Bashkimin Evropian. Liberalizimi i vizave për Shqipërinë është një sukses jo vetëm për Shqipërinë, por për gjithë rajonin.

Edhe Republika e Kosovës është duke ecur me hapa të sigurtë drejt integrimeve evropiane. Qeveria e Republikës së Kosovës ka bërë të gjitha përgatitjet e duhura në kuadër të procesit të liberalizimit të vizave. Ne tani jemi të gatshëm dhe po e presim pranimin e udhërrëfyesit për liberalizimit të vizave për Republikën e Kosovës.

Në emër të Qeverisë së Republikës së Kosoëvs dhe në emrin tim dua t’ju përgëzoj ju, qeverinë që drejtoni, spektrin politik dhe gjithë qytetarët e Shqipërisë për këtë arritje të madhe në rrugën e integrimit të plotë të Shqipërisë në Bashkimin Evropian. E rithksojmë se perspektiva e Republikës së Kosovës dhe Republikës së Shqipërisë, si dhe e gjithë shteteve të rajonit është Bashkimi Evropian, janë vlerat evropiane.

Në përmbushjen e plotë të kritereve për anëtarësim në BE, thellimi i bashkëpunimit rajonal, për të cilin unë dhe Qeveria e Republikës së Kosovës jemi të përkushtuar në vazhdimësi, do të jetë shembulli i mirë i përmbushjes së plotë të kritereve dhe standardeve të BE-së”, thuhet në fund të telegramit të kryeministrit Thaçi.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat