Kukan kërkon heqjen e vizave (edhe) për Kosovën

Kosova

Kukan kërkon heqjen e vizave (edhe) për Kosovën

Më: 8 tetor 2010 Në ora: 11:39

Shefi i delegacionit të Parlamentit Evropian për marrëdhënie me Ballkanin perëndimor, Eduard Kukan, ka kërkuar që pas heqjes së vizave për Shqipërinë dhe Bosnjën, të përgatitet strategjia e shpejtuar e liberalizimit të vizave edhe për Kosovën.

“Bashkimi Evropian nuk duhet të lejojë që banorët e Evropës të gjenden të izoluar. Rrjedhimisht, përshëndes hartimin e shpejtuar të strategjisë për regjimin pa viza edhe për Kosovën”, ka thënë Eduard Kukan për gazetën sllovake “Hospodarske novini”.

Ai ka përshëndetur mbështetjen që dje Parlamenti Evropian i ka dhënë heqjes së vizave për Shqipërinë dhe Bosnjën.

“Liria e lëvizjes është një nga liritë më të rëndësishme, mbi të cilën qëndron BE-ja. Më vjen mirë që këtë parim e kemi zgjeruar edhe për banorët e Shqipërisë dhe Bosnjës”, ka thënë Kukan.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat