Krasniqi: Ftoj partitë politike të vendosim datën e zgjedhjeve

Kosova

Krasniqi: Ftoj partitë politike të vendosim datën e zgjedhjeve

Më: 8 tetor 2010 Në ora: 17:23

PRISHTINË- Ushtruesi i detyrës së presidentit të Kosovës, Jakup Krasniqi, i ka ftuar sot të gjitha partitë politike të përfaqësuara në Parlament që të diskutojnë në një takim të përbashkët lidhur me caktimin e datës së zgjedhjeve të parakohshme dhe çështjen e pakos së reformave zgjedhore.

Ndërkohë, partitë politike vazhdojnë të paraqesin pikëpamje të ndryshme për kohën e organizimit të zgjedhjeve të ardhshme. Ushtruesi i detyrës së presidentit të Kosovës, Jakup Krasniqi, ka thënë se ka përfunduar një raund bisedimesh veç e veç me të gjitha partitë parlamentare dhe joparlamentare dhe se tashmë, pas takimit të përbashkët, do ta ketë më lehtë të vijë deri te disa qëndrime të përbashkëta në lidhje me caktimin e datës së zgjedhjeve.

“Besoj që sot do të sqarojmë shumë gjëra neë bazë të afatit kushtetues që i jepet ushtruesit të detyrës së presidentit”, ka thënë Krasniqi. Aktualisht, Partia Demokratike e Kosovës e ka mbështetur organizimin e zgjedhjeve qysh në janar, apo më së largu në fillim të shkurtit.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat