Hiqet flamuri kombëtar për pritjen e Hillari Klintonit

Kosova

Hiqet flamuri kombëtar për pritjen e Hillari Klintonit

Më: 12 tetor 2010 Në ora: 14:56

Kryeqyteti i Kosovës, Prishtina, është mbushur me flamuj me rastin e vizitës së sekretares amerikane të Shtetit Hillari Klinton, mirëpo kjo mike e madhe e popullit të Kosovës do të pritet pa flamurin kombëtar, i cili edhe pse ishte vendosur mbrëmë, tani me një urdhër të pasqaruar mirë nga institucionet është hequr nga rrugët e Prishtinës.

Qyteti i Prishtinës është zbukuruar gjithandej me flamuj shtetërorë të Kosovës dhe të Shteteve të Bashkuara të Amerikës - mesazhe këto mirëseardhjeje për Sekretaren amerikane të Shtetit, Hillary Clinton, e cila të mërkurën arrin në Kosovë.

Qytetarët e anketuar në Prishtinë thonë se janë të nderuar me vizitën e zonjës Clinton dhe bëjnë thirrje për një pritje madhështore në emër të saj.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat