Shtypi amerikan për vizitën e Klintonit

Kosova

Shtypi amerikan për vizitën e Klintonit

Më: 14 tetor 2010 Në ora: 15:56

Uashignton- Gazeta amerikane Uashington Post shkruan në numrin e sotëm se me vizitën në Kosovë Klinton përfundoi turneun treditor në Ballkan gjatë të cilit ajo theksoi një angazhim në rritje në SHBA për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve vazhdueshme etnike të shkaktuar nga shpërbërja e Jugosllavisë komuniste. Klinton në Kosovë u prit me brohoritje për të dhe Shtetet e Bashkura nga turmat që kishin dalë ta prisnin nëpër të gjitha rrugët dhe sheshet e Prishtinës. Ata e kanë ende të freskët në kujtesë atë që burri i saj ish presidenti Klinton, bëri për ta shpëtuar Kosovën. Fushatën e bombardimeve të NATO, e drejtuar nga presidenti Bill Klinton, ndaloi në vitin 1999 "spastrimin etnik" të Serbisë në Kosovë. Që atëherë, shkruan Uashington Post, qeveria amerikane ka shpenzuar më shumë se 1. 4 miliardë dollarë për rindërtimin e Kosovës dhe vendosjen e demokracisë. Ajo siguroi kosovarët se qeveria amerikane do të vazhdojë të qëndrojë e vendosur prapa qëndrimit për paprekshmërinë e kufijve të këtij kombi të vogël. Turneu i saj në Ballkan ishte një akt i kujdesshëm balancues. Për të demonstruar shqetësimin e saj për serbët, një pakicë e vogël këtu, Klinton vizitoi një manastir ortodokse serbe në Graqanicë dhe u takua me kryetarët e komunave etnike serbe. Në Beograd një ditë më parë, ajo e vlerësoi kursin më të moderuar nga liderët serbë në vitet e fundit dhe premtoi se do të shtyjë kërkesën e Serbisë për të filluar procesin e pranimit të Bashkimit Evropian. Në anën tjetër gazeta Uashington Post citon kryeministrin e Kosovës ti ketë thënë sekretarës amerikane të shtetit se vendi i tij ishte i përgatitur për të filluar bisedimet me Serbinë. Klinton ndërkaq ka garantuar se në bisedimet me Serbinë nuk do të preket çështja e statusit. Kufijtë e Kosovës janë të paprekshëm tha Klinton, duke iu referuar vendimit të fundit të Gjykatës Ndërkombëtare e Drejtësisë se shpallja e pavarësisë së Kosovës nuk ka shkelur të drejtën ndërkombëtare. Deri më tani shkruan Uashington post në numrin e sotëm, shtatëdhjetë vende e kanë njohur pavarësinë e Kosovës. Klinton premtoi se do të nxisë edhe vende të tjerët të ndjekin shembullin e shtatëdhjetë shteteve që tashmë kanë njohur pavarësinë e Kosovës.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat