Isa Mustafa: Koalicion me PDK-në as për çështjet madhore

Kosova

Isa Mustafa: Koalicion me PDK-në as për çështjet madhore

Më: 8 nëntor 2010 Në ora: 10:21

“Me PDK-ën në asnjë mënyrë nuk do të hyjmë në koalicion për ta formuar qeverinë e ardhshme”, ka deklaruar Isa Mustafa. Kryetari i ri i LDK-së ka thënë se me PDK-në nuk do të hyjnë në koalicion edhe nëse ajo kërkohet për çështjet madhore. Mustafa ka deklaruar për media se koalicioni i kaluar me PDK-në nuk ka funksionuar sepse, sipas tij, në atë koalicion ndarja e pushtetit nuk ka qene e drejtë mes partnerëve. Por Mustafa është shprehur pesimistë se partia e tij do ketë koalicione parazgjedhore me partitë e tjera.

Ndërkohë për sa i përket listës “LDK Ibrahim Rugova” ai nuk ka dashur të flasë shumë, duke u arsyetuar se nuk ka informacione, por ka theksuar se do të takohet për të shikuar mundësinë e ribashkimit. Ai deklaruar se LDK-ja synon postin e kryeministrit të vendit nëse ata fitojnë zgjedhjet.

Mustafa ka deklaruar se ata nuk do të hyjnë në koalicion nëse ata nuk marrin postin e ekzekutivit të vendit. Mustafa ka thënë se nëse LDK-ja mbetet si forcë e dytë atëherë kjo parti do të mbetet në opozitë, pasi që sipas tij do të mund të kontribuonte më shumë për vendin.

I pari i LDK-së ka thënë se lista për zgjedhjet do të jetë gati për dy ditë dhe ka premtuar se do të ketë ndryshime të mëdha.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat