Eqrem Kryeziu e Lutif Zharku anëtarë të Kryesisë së LDK-së

Kosova

Eqrem Kryeziu e Lutif Zharku anëtarë të Kryesisë së LDK-së

Më: 9 nëntor 2010 Në ora: 09:52

Listës së anëtarëve të rinj të LDK-së i është bashkuar edhe Eqrem Kryeziu dhe Lutfi Zharku dy ish-anëtar të Kryesisë së LDK-së të mandatit të kaluar. Rikthimi i Eqrem Kryeziut është në Kryesinë e LDK-së është një befasi e radhës që po ndodh në LDK, ashtu siç ishte befasi mungesa e tij në kryesinë e re të LDK-së që u publikua dje. Vetë Eqrem Kryeziu ka deklaruar shtypit të sotëm se ka dhënë dorëheqje nga propozimi për të qenë anëtar i Kryesisë, jo për shkak se nuk mban poste, por për shkak se në LDK nuk ka ndodhur kurrfarë ndryshimi.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat