IES: Të filllojë dialogu i vizave me Kosovën

Kosova

IES: Të filllojë dialogu i vizave me Kosovën

Më: 12 nëntor 2010 Në ora: 13:49

Berlin - Iniciativa Evropiane për Stabilizim - IES, prezantoi në Berlin rekomandimin e fillimin e dialogut të vizave për Kosovën. "Duam të influencojmë debatin në Bruksel, që Kosova të mos trajtohet ndryshe nga vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor", tha Besa Shahini, analiste dhe njëra nga hartueset e këtij dokumenti. Ndërsa qytetarët e vendeve të tjera të rajonit kanë të drejtë të lëvizin lirshëm në hapësirën Shengen, Kosova ende nuk e ka një dokument zyrtar (roadmap), i cili do ta drejtonte atë në këtë proces. "Edhe pse Këshilli i Ministrave të BE së, qysh në dhjetor të vitit të kaluar e ka dhënë dritën e gjelbër për fillimin e dialogut për procesin e vizave, Komisioni ende nuk e ka hartuar një udhërrëfyes për Kosovën, por flet se së shpejti do të ketë një një strategji për liberalizimin e vizave" thotë Shahini. Kryetari i IES it, Gerald Knaus, thotë se dallimi nuk qëndron vetëm tek terminologjia: "Përdorimi i termave të ndryshëm ka të bëjë me një debat që zhvillohet brenda BE së", sqaron ai për "Dojçe velen". Sipas tij, "shumë vende anëtare do të preferonin më mirë të mos flisnin fare për Kosovën". Disa syresh janë lodhur duke u marrë me këtë çështje, të tjerë janë të frikësuar se liberalizimi i vizave do ta shtojë numrin e azilkërkuesve. Fakt është, që sipas Eurostatit në Gjermani vetëm gjatë vitit të kaluar ka pasur afro 2000 azilkërkues nga Kosova, ndërsa në Francë 2500. Këto shifra janë shumë të larta për një vend me as dy milionë banorë. Nga ana tjetër, edhe përqindjet e njohjes së kërkesës për azil kanë qenë relativisht të larta. Një fakt, që e ka shtrënguar Komisionin që në maj të këtij viti, përmes një letre dërguar qeverisë së Kosovës, ta vendoste reintegrimin e të riatdhesuarve si parakusht për fillimin e dialogut të vizave.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat