“Illyrian Airways” ka bërë fluturimin e parë provues Prishtinë-Tiranë

Kosova

“Illyrian Airways” ka bërë fluturimin e parë provues Prishtinë-Tiranë

Më: 29 nëntor 2010 Në ora: 10:35

Kompania e parë vendore për fluturime “Illyrian Airways” me rastin e 28 Nëntorit, Ditës së Flamurit, ka bërë fluturimin e parë provues Prishtinë-Tiranë. Nga data 6 dhjetori i këtij vitit kjo kompani edhe zyrtarisht do të fillojë operimet nga Prishtina për në vendet evropiane.

Hyrja në treg e kësaj kompanie do të shtojë konkurrencën dhe do të ulë çmimet e biletave. Illyrian Airways ka filluar edhe me përgatitjet e personelit. Numër i madh i stjuardëve dhe stjuardesave kosovare janë certifikuar nga kompania në përputhje me standardet evropiane të aviacionit civil. Kompani posedon të gjithë personelin dhe infrastrukturën e nevojshme për një kompani ajrore.

Me këtë rast Halil Shala, drejtor komercial pran “Illyrian Airways” ka thënë se qëllimi kryesor i kësaj kompanie është që të lidhë Aeroportin Ndërkombëtarë të Prishtinës “Adem Jashari” me më shumë vende Evropiane , të rrisë frekuencat për disa vende, edhe këtu në rajon, të bëjë një nivelizime të çmimeve, të krijoj komoditet në udhëtime dhe kualitete në shërbime, pra të ofrojë gjithçka për çka ka nevojë qytetari i Kosovës, dhe ata që udhëtojnë me ne.

Shala ka bërë të ditur se dëstinacion i parë i kësaj kompanie do të jetë fluturim për në Itali, Venedik dhe pastaj në shumë vende të tjera të botës.

“Destinacionet e para i kemi treguar edhe në ditët e kaluara, por po e përsërisim prapë, fillimisht do të kemi fluturime për në Itali, e pastaj për Venedik dhe vende të tjera në Evropë” shprehet Shala.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat