Lunaçek përgënjeshtron Thaçin

Kosova

Lunaçek përgënjeshtron Thaçin

Më: 29 nëntor 2010 Në ora: 14:26

Raportuesja e Parlamentit Evropian për Kosovën, Ulrike Lunaçek, ka deklaruar se nuk ka ndonjë datë të sakët se kur do të mund të ndodhë liberalizimi i vizave për Kosovën.

Lunaçek ka thënë se ndihet e befasuar nga deklarimet e kryeministrit në largim, Hashim Thaçi, se një gjë e tillë do të bëhet brenda 15 muajve, transmeton REL.

Këto komente Lunaçek i bëri pas takimit me ministrin e Punëve të Brendshme, Bajram Rexhepi.

Rexhepi ka mohuar se deklarimet e kryeministrit janë vetëm sa për fushatë, ndonëse ka pranuar se as ai nuk është në dijeni se kur Kosova do të bëhet pjesë e Shengenit.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat