FSK-ja i ofron ndihmë Shqipërisë

Kosova

FSK-ja i ofron ndihmë Shqipërisë

Më: 2 dhjetor 2010 Në ora: 21:18

Pas gjendjes së përkeqësuar në veriun e Republikës së Shqipërisë nga vërshimet, autoritetet shqiptare kanë kërkuar ndihmë nga Qeveria e Republikës së Kosovës, përkatësisht Ministria e Forcës së Sigurisë së Kosovës (MFSK), që me trupat e saj të ndihmoj në përballimin e gjendjes së krijuar.

Ministri i FSK-së, Fehmi Mujota, me autorizim të u d. Kryetarit të Republikës së Kosovës dhe Kryeministrit të Qeverisë së Kosovës, sipas Ligjit për Forcën e Sigurisë së Kosovës dhe Rregullores për Planifikimin dhe Përgatitjen e Dislokimit të Forcës së Sigurisë së Kosovës jashtë vendit, nxori vendim për Komandantin e FSK-së, Gjenerallejtënant Sylejman Selimin, që të nxjerr Urdhrin Operacional, për dislokim të njësitit të Kërkim-shpëtimit të Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) në veriun e Republikës së Shqipërisë.

Komanda e Forcës Tokësore të FSK-së, po i merr të gjitha veprimet e nevojshme për dislokim të njësive përkatëse, sa më parë që është e mundur.

Kjo është hera e dytë që FSK-ja ndihmon Republikën e Shqipërisë për përballimin e situatave të jashtëzakonshme.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat