WikiLeaks: OKB e ndau Kosovën nga Serbia më 2007

Kosova

WikiLeaks: OKB e ndau Kosovën nga Serbia më 2007

Më: 3 dhjetor 2010 Në ora: 09:33

“Kabllot” sekrete të diplomacisë amerikane, të publikuara nga WikiLeaks, kanë hedhur pak dritë në përgatitjet për shpalljen e pavarësisë së Kosovës. “Kabllot” e lëshuara shfaqin përpjekjet për përgatitjen e shpalljes së njëanshme të pavarësisë, dhe më pas lobimin tek shtetet për ta njohur atë, shkruajnë mediet serbe, duke iu referuar dokumenteve të lëshuara nga WikiLeaks.

Amerikanët në veçanti ishin të brengosur se Rusia mund të vente veto ndaj tyre në OKB, ndërsa pati edhe ide që t'i ofrohej Marrëveshja e Stabilizim Asociimit Serbisë me BE-në. Deri në fund të vitit 2006, siç tregojnë kabllot e lëshuara, SHBA-të menduan t'i ndihmojnë forcave demokratike në Serbi në zgjedhjet e caktuara për janarin e vitit të ardhshëm, dhe vendosën të ndalojnë së lobuari, dhe i ofruan Serbisë anëtarësim në programin e NATO-s, Partneriteti për Paqe.

Ndërkohë, francezët kërkuan nga gjermanët që ta përkrahin MSA në pa insistuar në bashkëpunimin e plotë të Serbisë me Tribunalin e Hagës.

I gjithë ky material u gjet në “kabllot” që dokumentojnë bisedat në mes të Sekretarit Amerikan të Shtetit, Daniel Fried, dhe këshilltarit diplomatik të presidentit francez, Zhak Shirak.

Francezëve u ishte thënë disa herë se duhet ta njoftojnë Rusinë se vetoja “nuk do të kalonte”. Francës gjithashtu i ishte dhënë detyra që të lobonte tek Rusia në mënyrë që Moska të mos e përdorte veton e saj në OKB.

Sa i përket OKB-së, ata qysh në mesin e vitit 2007 e konsideronin çështjen e Kosovës të mbyllur. Kjo u zbulua në një dokument që në detaje jepte një bisedë në mes të Nënsekretarit Amerikan për Çështje Politike, Uilliam Bërns, dhe presidentin gjeorgjian, Mikheil Saakashvili. Bërns i kishte thënë Saakashvilit se “OKB tashmë e ka marrë Kosovën nga Serbia”, se rusët nuk janë prezent në vend “as ushtarakisht e as financiarisht”, dhe se Amerika dhe BE-ja janë atje.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat