Shpërndahen ndihma për familjet e prekura nga përmbytjet

Kosova

Shpërndahen ndihma për familjet e prekura nga përmbytjet

Më: 9 dhjetor 2010 Në ora: 17:23

Ministri i Punës së Shqipërisë, Spiro Ksera tha të enjten për mediet se “familjet që janë përfshire në skemën e ndihmës ekonomike, do të kenë një trajtim më të veçantë, ndërkohë që disa ditë më parë janë shpërndarë ndihma për komunitetit rome në veçanti, si dhe për familjet e personave me aftësi të kufizuar”. Dy javë pas përmbytjeve të mëdha në qarkun e Shkodrës, ministria e Punës ka kryer vlerësimin e dëmeve në familje dhe qendrat e saj sociale të ngritura në qytet e komuna. Sipas Kserës, me një vendim të posaçëm është vendosur që familjet e dëmtuara nga përmbytjet në disa komuna të Shkodrës të futen menjëherë në skemën e ndihmës ekonomike si familje në nevojë.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat