Deri më tani janë dorëzuar 61 ankesa në PZAP

Kosova

Deri më tani janë dorëzuar 61 ankesa në PZAP

Më: 10 janar 2011 Në ora: 20:12

Vetëm 24 orë pas përfundimit të rivotimit në komunën e Skenderajt, Drenasit dhe Deçanit dhe rivotimit të pjesshëm në Lipjan dhe Malishevë, ka shkuar në 61 numri i ankesave që kanë dorëzuar subjektet politike për parregullsitë që e kanë përcjell procesin zgjedhor.

Kryetari i Panelit Zgjedhor për Anesa dhe Parashtesa, Shukri Sylejmani tha se nga 61 ankesat, 39 ka paraqitur Lëvizja Vetëvendosje, 10 BIRN dhe 10 tjera LDK, kurse vetëm 2 PDK-ja.

“Natyra e këtyre ankesave është e ngjashme me ato të zgjedhjeve të 12 dhjetorit dhe kanë të bëjnë kryesisht me parregullsi, si votime të parregullta, votime të dyfishta, votime familjare, për prezencën e ndonjë anëtari të lartë të ndonjë subjekti të lartë në vendvotime, për kërcënime e shantazhe dhe të tjera”, ka thënë Sylejmani.

Ai bëri të ditur se ka ankesa të dokumentuara dhe se PZAP do të shqyrtojmë secilën ankesë me kujdes dhe mandej pas 72 orëve do të jepet përgjigje përfundimtare dhe do të dilet me vendime.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat