Rexhepi nuk tërhiqet nga vendimi

Kosova

Rexhepi nuk tërhiqet nga vendimi

Më: 14 janar 2011 Në ora: 14:27

Duke iu referuar artikullit të botuar sot, me datë 14 Janar 2011, në të përditshmen “Zëri” me titull “Tërhiqet Ministri Rexhepi”, Ministria e Punëve të Brendshme dëshiron të njoftojë opinionin publik se ky lajm është i pavërtetë dhe tendencioz.

Urdhri i Ministrit të Punëve të Brendshme, z. Bajram Rexhepi për konfiskimin e targave të lëshuara nga autoritetet e Serbisë me iniciale të shtatë regjioneve të Republikës së Kosovës, nuk është tërhequr asnjëherë dhe si i tillë është valid, i plotfuqishëm dhe në zbatim e sipër nga Policia e Kosovës, njofton Zyra për Komunikim Publik e Ministrisë së Punëve të Brendshme

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat