Calmy-Rey: Me raportin e Martyt qeveria zvicerane nuk ka kontradikta

Kosova

Calmy-Rey: Me raportin e Martyt qeveria zvicerane nuk ka kontradikta

Nga: Nefail MALIQI Më: 15 janar 2011 Në ora: 21:49

Presidentja e Zvicrës Micheline Calmy-Rey sot ka mbajtur konferncën e parë për shtyp që kur është emëruar në krye të shtetit helvetik. Në këte takim me përfaqësues të mediave botërore ajo duke folur mbi rolin e vendit të saj në diplomacinë ndërkombëtare, theksoi se Zvicra është një vend i hapur dhe koperues me gjitha vendet e botës që aderon BE-në BE, ndërsa pas anëtarësimit të saj në OKB, sivjet Zvicra ajo do të prezentoj kërkesën të jetë edhe anëtere e përhershme e KS të Kombeve të Bashkuara.

Pyetjes rreth marëdhenieve të Bernës dhe Uashngtonit presdientja e Zvicrës znj. Micheline Calmy-Rey është përgjigjur se Zvicra kurrnjëherë më parë nuk ka pasur raporte më të mira me SHBA-të sikur sot. Ngjajshëm deklaroi ajo edhe për marëdhëniet me Kosovën, qe sipas presidentes helevetike « Zvicra është ndër vendet e para që ka njohur shtetin e Kosovës, duke pasur arësyet e veta, për te cilat qendrime nuk ka kthim mbrapa. Zvicra sot ka ambasadene vete ne Kosove dhe vazhdon bashkepunimin ne gjitha sferat me Prishtinen zyrtare »

Pyetjes sonë se si mund të reflektohet raporti i Dick Marty për Kosoves në relacionet e ardhshme mes Bernës dhe Prishtinës shtruar znj. Micheline Calmy-Rey, presidentja zvicerane përgjigjet për "Bota sot" se « qëndirmet e qeverisë zvicerane tashmë dihen ndaj raportit te Dick Marty, çka nuk kemi kontradikta me raportin në fjalë, sikur që dihen edhe sygjerimet tona drejtuar Prishtinës zyrtare që në Kosovë të funksionojë shteti juridik duke luftuar krimin e organizuar dhe të bërat e së kaluarës, natyrisht duke mundësuar EULEX dhe nërkombëtarëve tjerë te zhvillojne hetuesi rreth akuzave te senatoirt tone Dick Marty.. »

Ndërsa, lidhur me spekulimet se Hashim Thaçi mundet apo s’mundet te hyjë në Zvicër këtu znj.Calmy-Rey, duke ju pergjigjur gazetës sonë edhe këtu u tregua e qartë para përaqësuesve të mediave botërore se « Hashim Thaci, si kryeministër, mund të vjen në Zvicër kur të duan, përderisa kundër tij ende nuk ka ndonjë verdikt, për çka emri i tij përfolet ditëve të fundit në disa media »

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat