Google dhe platformat lokale të gatshme për t’i ndihmuar Japonisë

Teknologji

Google dhe platformat lokale të gatshme për t’i ndihmuar Japonisë

Më: 12 mars 2011 Në ora: 10:50

Një termet prej 8.9 shkallës ka goditur Japoninë gjatë ditës së Premte, duke rezultuar me paralajmërime për cunami në 20 shtete të botës, përfshirë edhe Kaliforninë dhe Havain.

Vëzhguesit e krizave nuk shpenzuan kot asnjë minutë dhe reaguan menjëherë: Në më pak se 2.5 orë, Google lansoi aplikacionin e saj Person Finder (aplikacion për gjetje të personave), që ishte përdorur gjithashtu kur muajin e kaluar u godit Zelanda e Re nga një termet prej 6.3 shkallësh të Rihterit, dhe një zhvillues lokal nga Tokio, përkatësisht Shu Sigashi anëtarë i Fondacioni OpenStreetMap në Japoni, me shpejtësi vendosi një platformë të lokalizuar të krizave.

Pas publikimit të aplikacionit Person Finder të Google, shfrytëzimi i tij është rritur mjaft shumë dhe deri tani sipas raporteve thuhet se janë regjistruar mbi 2,000 raportime. Nëse shkruani për shembull një emër si “Yoshi” në aplikacionin e Google, paraqiten rezultate që sinjalizojnë nëse është regjistruar ndonjë emër i këtillë si i gjallë apo i humbur.

Qendra e Havait në Paqësor për Vëzhgim ka përditësuar paralajmërimet për cunami dhe ka shfaqur një hartë interaktive me informacione rreth rreziqeve të pranishme në secilin ishull. Në rast se e kërkon qeveria Japoneze, një satelit monitorues i UN që është bashkuar me Google dhe George Clooney në Sudan mund të aktivizohet në çfarëdo momenti.

“Ne jemi në gjendje gatishmërie” tha Lars Bromley i UNOSTAT për CNN. “Japonezët kanë një satelitë shumë të mirë për monitorim të katastrofave të cilin e menaxhon agjencia e tyre hapësinore JAXA. Ne do të asistojmë nëse ata e kërkojnë”. /pcworldalbanian

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat