Si të përcillni tërmetin në Japoni?

Teknologji

Si të përcillni tërmetin në Japoni?

Më: 13 mars 2011 Në ora: 13:29

Nuk është e befasishme që lajmet e të premtes për shkallën 8.9 të tërmetit në Japoni u përhapën aq shpejt në Twitter, gjersa videot e drejtpërdrejta dhe blogjet po merrnin ritmin.

Me shërbime të dyshimta të telefonëve celularë, mediat shoqërore janë e vetmja formë e komunikimit vazhdimisht për njerëzit në Japoni, thotë Brian Gillespie nga Teksasi. Ai ka arritur te shokët në Japoni nëpërmjet rrjetit Twitter dhe Facebook. Mixi, faqja më e madhe e rrjeteve shoqërore në Japoni, është përdorur për të ditur se ku janë njerëzit e dashur, thotë ai.

Sikur miqtë e Gillespie-t, shumë njerëz në Japoni janë duke na përditësuar me gjendjen e vendit, nëpërmjet internetit. Përpos kësaj, mijëra reporterë dhe qytetarë në mbarë botën janë duke shpërndarë njohuritë e tyre për gjendjen atje, nëpërmjet faqeve ballinore dhe rrjedhave shoqërore.

Tani, disa orë pas fillimit të tërmetit, ka shumë informata për tërmetin dhe cunamin. Këtu është një listë e disa nga burimeve më të mira online për të parë tërmetin në Japoni.

Çfarë vegla jeni ju duke përdorur për të ndjekur tërmetin? Na tregoni në komente për gjërat të cilat nuk janë përmendur më poshtë.

Mediat shoqërore

* Twitter: Fjalëkyçet si #Japan, #JPQuake, #JapanQuake, #PrayForJapan, #Tsunami dhe #TsunamiCharity

harta në kohë të drejtpërdrejtë në Twitter; Save Japan (përditësimet në japonisht); dhe listën e njerëzve të cilët duhet ndjekur për tërmetin në Japoni, të paraqitur nga Kombet e Bashkuara.

* Facebook: Faqja Japan Earthquake dhe faqja Solidarity with the Victims of the Earthquake dhe Tsunami in Japan in 2011

* YouTube: Japan Tsunami dhe videot CitizenTube

* Flickr: Fotot Japan Earthquake dhe postimet në blog

* Reddit: IAmA Survivor

Video dhe blogje të drejtpërdrejta

* CNN: Blog i drejtpërdrejtë

* BBC: Mbulimi i drejtpërdrejtë

* NHK: Japan Live

* Al Jazeera: Japan Live

Burime të tjera

* Google: Reagimet për Krizat dhe Kërkuesi i njerëzve japonezë

* RSS: Lajmëruesi Japan Earthquake

* Internet Radio: Lajmet nga cunami në shiritin e shfletuesit

* Interactive Map: Tërmeti në Japoni

*Burime të listave të tjera: TV News Radio dhe SreeTips./pcworldalbanian

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat