Internet: Firma EveryDNS e tërheq emrin WikiLeaks.org

Teknologji

Internet: Firma EveryDNS e tërheq emrin WikiLeaks.org

Më: 3 dhjetor 2010 Në ora: 10:25

Firma amerikane EveryDNS, e cila i siguron emrat e domenëve në faqet e Internetit, ka njoftuar sot se e ka tërhequr emrin “WikiLeaks.org”.

Kjo firmë tha se më nuk do të bëjë shërbime për faqen e organizatës “WikiLeaks.org”, pasi ajo ishte bërë cak i “sulmeve të shumta” me zbatimin e metodës “refuzimi i shpërndarë i shërbimeve”.

Të mërkurën organizata në Internet, Amazon.com e dëboi Wikileaksin nga serverët e saj, pasi WikiLeaksi e filloi shpërndarjen e dokumenteve sekrete të Departamentit amerikan të shtetit.

Kjo lëvizje u bë pasi stafi i kongresistëve të SHBA-ve, e kishte vënë në pikëpyetje kompaninë Amazon.com lidhur me marrëdhëniet e saja me WikiLeaksin.

Senatori Xhoe Liberman e kishte lavdëruar aksionin e kompanisë Amazon.com, duke thënë se WikiLeaksi po shpërndante “material që i kishte marrë në mënyrë ilegale”.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat