Virus kundër programit bërthamor të Iranit

Teknologji

Virus kundër programit bërthamor të Iranit

Më: 16 janar 2011 Në ora: 09:21

Ekspertë izraelitë janë përfshirë në testimin e një virusi kompjuterik që besohet se ka sabotuar centrifugat bërthamore të Iranit dhe ka ndërprerë potencialin e tij për zhvillimin e armëve atomike.

"Nju Jork Tajms", shkruan se virusi shkatërrues, i quajtur Stuxnet, ishte “dizajnuar si projekt amerikano-izraelit” për të sabotuar programin bërthamor të Iranit.

Sipas gazetës, centrifugat e Iranit janë rënduar nga disa avari së fundmi, ndërsa ekspertët e sigurisë kanë spekuluar se programi iranian bërthamor mund të ketë qenë në shënjestër të virusit Stuxnet.

Autoritetet amerikane dhe ato izraelite kanë refuzuar të komentojnë zyrtarisht lidhur me çështjen.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat