Suedia konfirmon fletëarrestin për Xhulian Asanzh

Speciale

Suedia konfirmon fletëarrestin për Xhulian Asanzh

Më: 2 dhjetor 2010 Në ora: 14:22

Gjykata Supreme e Suedisë e konfirmoi fletëarrestin për themeluesin e faqes WikiLeaks, Xhulian Asanzh, për ta hetuar lidhur me akuzat për dhunim. Gjykata sot e refuzoi apelin e tij, i cili i mohon akuzat.

Asanzh thotë se ato janë pjesë e fushatës kundër tij pasi WikiLeaks i publikoi dokumentat e fshehta për operacionet ushtarake në Irak dhe Afganistan, si dhe mesazhet diplomatike amerikane.

Interpoli e ka vënë Asanzhin në listën e personave të kërkuar.

Vend-ndodhja e australianit 39 vjeçar nuk dihet, por gazeta britanike “Independent” dhe avokati i tij thanë se policia britanike e di se ku është Asanzh.

Avokati i tij tha se shërbimet e sigurisë të “një numri vendesh” e dinë vend-ndodhjen e Asanzh.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat