Ka përfunduar pa ndonjë rezultat konkret takimi i drejtuesve të PDK-së dhe atyre të AKR-së në ndërtesën e Qeverisë së Kosovës në lidhje me negociatat për formimin e koalicionit qeverisës. Kryetari i AKR-së, Behgjet Pacolli ka bërë të ditur se nuk heq dorë nga posti i presidentit, ndërkohë që bisedimet do të vazhdojnë edhe ditëve të ardhshme. Ai ka thënë se presidenca do të jetë në fushëveprimin e koalicionit të AKR-së dhe ka shprehur bindjen se do ta ketë postin e presidentit.