Eshton: Me rëndësi është rezultati

Lajme

Eshton: Me rëndësi është rezultati

Më: 7 mars 2011 Në ora: 12:22

Përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Evrooië për Politikë të Jashtme dhe Siguri Ketrin Eshton është e bindur se dialogu nuk mund të jetë i dëmshëm për Kosovën, ndërsa thekson se shpresa e saj është që bisedimet të ndikojnë në përmirësimin e jetës së qytetarëve të rëndomtë, sikur edhe të sjellin edhe Kosovën edhe Serbinë më afër Bashkimit Evropian. Megjithatë, ajo në një intervistë, thotë se gjithçka varet prej përkushtimit dhe fleksibilitetit të cilin të dy palët do të sjellin në tavolinën e dialogut.

"Dialogu është lart në agjendën time për shkak se kompletimi i perspektivës evropiane për tërë Ballkanin është me rëndësi për BE-në. Ju jeni pjesë e Evropës. Nëse rezultati i dialogut është që edhe Prishtina, edhe Beogradi t'i afrohen edhe më shumë Evropës, që ka një bashkëpunim më të mirë në Ballkan si tërësi, që jetët e rëndomta të njerëzve të përmirësohen, këto të gjtha janë rezultate të rëndësishme. Mund të vendosni vetë nëse kjo është teknike apo politike. Këto janë vetëm emërtime. Ajo që ka rëndësi është rezultati", është shprehur Eshton në vërejtjen e gazetës se nuk ka pasur njoftim publik lidhur me çështjen, formatin dhe kohëzgjatjen e bisedimeve.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat