Eshton: Bisedimet Kosovë-Serbi, një shans i vërtetë

Lajme

Eshton: Bisedimet Kosovë-Serbi, një shans i vërtetë

Më: 9 mars 2011 Në ora: 09:54

Përfaqësuesja e lartë e BE-së për politikën e jashtme, Ketrin Eshton i ka cilësuar bisedimet Kosovë- Serbi si një "shans të vërtetë".

"Tani është koha e duhur të fillojmë", tha Eshton të martën pas mbërritjes së delegacioneve nga Prishtina dhe Beogradi në Bruksel për bisedimet dyditore, të parat që nga deklarimi i pavarësisë së Kosovës.

"Të zgjidhësh problemet mbi bazën e dialogut është një metodë evropiane dhe objektivat e bisedimeve janë të nxisin bashkëpunimin mes Prishtinës dhe Beogradit si edhe ta afrojnë Beogradin më shumë me BE-në. Bisedimet zhvillohen për të ashtuquajturat çështje teknike, që prekin jetën e përditshme të qytetarëve".

Një diplomat i BE-së është shprehur të martën se "ne shpresojmë që të nisim dialogun për çështje të thjeshta, dhe ato në ardhmen mund të thyejnë akullin".

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat