Kryekuvendari Krasniqi ngushëllon z. Takahiro Yokomichi

Lajme

Kryekuvendari Krasniqi ngushëllon z. Takahiro Yokomichi

Më: 11 mars 2011 Në ora: 14:39

Me rastin e tërmetit me pasoja tragjike që goditi Japoninë, kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, i dërgoi një telegram ngushëllimi, Shkëlqesisë së Tij, z. Takahiro Yokomichi, kryetar i Dhomës së Përfaqësuesve të Japonisë, me këtë përmbajtje:

“I nderuar Zoti Takahiro Yokomichi,

Me keqardhje të thellë mësuam lajmin për tërmetin e fuqishëm që ka goditur sot Japoninë.

Në emër të Kuvendit dhe të popullit të Kosovës, si dhe në emrin tim, ju shpreh Juve shkëlqesi, familjeve të viktimave dhe popullit të Japonisë dhembjen e thellë dhe ngushëllimet e sinqerta për këtë fatkeqësi të rëndë natyrore.

Lajmi për këtë tragjedi e ka prekur thellë në shpirt tërë popullin e Kosovës, prandaj, duke marrë pjesë në këtë dhembje, ju siguroj se qytetarët e Kosovës dhe institucionet e saj bashkëndiejnë dhimbjen dhe solidarizohen me qytetarët e Japonisë.

Ju lutem Shkëlqesi, pranoni shprehjen e konsideratës sime më të lartë”, theksohet në telegramin e kryekuvendarit Krasniqi.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat