Asnjë shqiptar nuk ka pësuar nga tërmeti në Japoni

Lajme

Asnjë shqiptar nuk ka pësuar nga tërmeti në Japoni

Më: 12 mars 2011 Në ora: 11:44

Në një deklaratë për mediet televizive shqiptare, ambasadori i Shqipërisë në Japoni z.Bujar Dida ka bërë të ditur se rreth 50 shqiptarë sa mendohet se jetojnë në Japoni janë jashtë rrezikut të jetës nga tërmeti që përfshiu këtë vend të premten në mëngjes sipas kohës evropiane. Ambasadori Dida tha se kemi arritur të jemi në kontakt me pothuaj të gjithë shqiptarët që jetojnë kryesisht në Tokio me rrethinë dhe deri më tash mund të thuhet se asnjë shqiptar nuk ka pësuar nga ky tërmet. Komunikimet e ambasadës janë bërë kryesisht përmes lidhjeve të internetit që pavarësisht intensitetit të madh të tërmetit që goditi Tokion, rrejti i internetit është duke funksionuar.

Në ndërkohë edhe 9 qytetarë të Republikës së Kosovës sa mendohet se jetojnë në Tokio janë shëndosh e gjallë pasi Ministria e Jashtme e Kosovës përmes Ambasadës së Republikës së Kosovës në Japoni, përkatësisht ambasadorit Sami Ukelli ka arritur të ketë kontakt me 7 prej tyre të cilët kanë thënë se janë jashtë rrezikut të jetës nga tërmeti.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat