Stefanoviq të enjten në Kosovë

Lajme

Stefanoviq të enjten në Kosovë

Më: 10 maj 2011 Në ora: 18:08

Shefi i delegacionit serb në bisedimet me Prishtinën, Borko Stefanoviq do të vizitojë Kosovën ku do të takohet me zyrtarët e lartë kosovarë, ka thënë një zyrtar në Beograd.

Zyrtari i ka thënë agjencisë AFP se Stefanoviq do të qëndrojë në Prishtinë të enjten ku do të takojë homologen e tij nga bisedimet, Edita Tahiri dhe udhëheqësit e Kosovës, si dhe përfaqësuesit e pakicës serbe.

Vizita është pjesë e përgatitjeve për raundin e katër të bisedimeve Prishtinë-Beograd më vonë këtë muaj, raportojnë agjencisë serbe të lajmeve.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat