Protestojnë kundër Stefanoviqit, shtatë të lënduar

Lajme

Protestojnë kundër Stefanoviqit, shtatë të lënduar

Më: 12 maj 2011 Në ora: 15:28

Aktivistë të Lëvizjes Vetëvendosje kanë gjuajtur me gurë dhe me shishe me ngjyrë të kuqe në oborrin e ndërtesës së re të Qeverisë së Kosovës, ku po zhvillohet takimi ndërmjet zëvendëskryeministrit të Kosovës Hajredin Kuçi dhe shefit të ekipit negociator të Serbisë Borisllav Stefanoviq. Policia ka përdorë gazlotësjellës kundër aktivistëve të Vetëvendosjes, ndërkohë që janë lënduar dy protestues.

Në shenjë pakënaqësie ndaj vizitës së zyrtarit serb në Kosovë, aktivistët e Vetëvendosjes kanë gjuajtur me gurë dhe shishe me ngjyrë të kuqe në drejtim të veturave që ndodheshin në oborrin e ndërtesës së re të Qeverisë së Kosovës. Me këtë rast ka pasur dëme në vetura.

Ata gjithashtu kanë brohoritur “Vetëvendosje-Vetëvendosje”, “Marre-marre” dhe parulla tjera kundër Qeverisë së Kosovës.

Në vendin e ngjarjes ndodhen forca të shumta speciale të policisë së Kosovës, të cilat kanë përdorur gaz lotsjellës kundër protestuesve. Për momentin nuk ka të arrestuar, ndërsa janë dy të lënduar nga radhët e protestuesve.

Policia ka ndërprerë qarkullimin për vetura në rrugën përballë ndërtesës së re të Ekzekutivit.

Ndërsa sipas Vetëvendisjes, shtatë aktivistë të kësaj lëvizjeje janë luënduar. Aktivistët e lënduar janë Gëzon Kastrati, Astrit Fazliu, Zgjim Hyseni, Veton Dragusha, Nystret Azemi, Blerim Maqastena dhe Naim Jakaj, të cilët janë dërguar në Emergjencë.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat