Stefanoviq: Vizita nuk konfirmon pavarësinë e Kosovës

Lajme

Stefanoviq: Vizita nuk konfirmon pavarësinë e Kosovës

Më: 13 maj 2011 Në ora: 13:54

Shefi i ekipit serb në dialogun me Kosovën, Borko Stefanoviq ka përgënjeshtruar pohimet në Prishtinë se vizita e tij është një hap drejt njohjes së pavarësisë së Kosovës.

“Kemi pasur rastin që, do ta quaja në një atmosferë pune e konstruktive, të transmetojmë pikëpamjet tona dhe të përpiqemi për të zgjidhur problemet. Natyrisht, duke mos e braktisur pozicionin tonë të ditur mirë për statusin e Kosovës. Mendoj se kjo nuk ka qenë pengesë për bisedime të mira dhe po ashtu mendoj se dhe u vërtetua se kjo vizitë nuk ka pasur kurrfarë karakteri shtetëror dhe me të as që u konfirmua e ashtuquajtura pavarësi e Kosovës” , ka thënë Stefanoviq.

Po ashtu shefi i ekipit i serb ka thënë se i vjen keq që bisedimet u mbajtën në hije të, siç ka thënë ai, trazirave dhe dhunës dhe të dy sulmeve në automobilin e delegacionit serb.

“Automobili ynë është sulmuar dy herë dhe kundër nesh janë hedhur disa objekte, disa kuti të cilat kanë thyer xhaminë e përparmë të veturës. Kjo në radhë të parë tregon për ndarjen e madhe të spektrit politik në Kosovë dhe se ka të atillë që kundërshtojnë këtë dialog, por mendoj se në asnjë mënyrë nuk mund të ndalen proceset që kanë filluar dhe të cilët do të shpien drejt zgjidhjet së problemeve konkrete”, konsideron Stefanoviq.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat