Stefanoviq: Vizita në Kosovë, kthesë në marrëdhënie

Lajme

Stefanoviq: Vizita në Kosovë, kthesë në marrëdhënie

Më: 14 maj 2011 Në ora: 14:05

Shefi i ekipit negociator serb, Borisllav Stefanoviq, ka vlerësuar se

vizita në Prishtinë paraqet mënyrën me të cilën do të eliminohen pengesat, të cilat ekzistojnë ndërmjet palëve, “pa e shkelur sovranitetin e Serbisë”.

Ai i ka thënë gazetës serbe “Blic” se nuk është frikësuar në Prishtinë, por takimi me demonstrues ka qenë shumë i pakëndshëm.

“Të gjithë anëtarët e ekipi tonë kanë qenë të qetë dhe që të gjithë shpresonim në forcën e teneqesë së automobilit tonë. Ekzistonte rreziku që të lëndohej dikush nga ne, sepse ne gjendeshim në automobil kur u gjuajt me gurë kundër nesh. Natyrisht se ne mendonim si do përfundonte e gjithë kjo dhe që të gjallë të shkonim në takime”, ka thënë Stefanoviq.

Stefanoviq ka theksuar se vizita e tij në Prishtinë nuk kishte për qëllim që “të provokojë trazira, gazlotësjellës dhe thyerje xhamash”. Sipas tij, vizita do të jetë “promotor në marrëdhëniet e ardhshme ndërmjet dy palëve”.

Shefi i ekipit negociator serb vizitoi Kosovën më 12 maj, ku u takua me shefen e ekipit negociator të Kosovës Edita Tahiri dhe zëvendëskryeministrin Hajredin Kuçi.

Vizita e zyrtarit serb, e para e këtij lloji në Kosovën e pavarur dhe e zhvilluar me leje të Qeverisë së Kosovës, u përcoll me protesta të Vetëvendosjes, si pasojë e të cilave janë lënduar 21 persona, 15 policë dhe 6 protestues.

Prishtina dhe Beogradi, me ndërmjetësimin e BE-së, kanë zhvilluar tri raunde bisedimesh në Bruksel, ndërkohë që më 17 dhe 18 maj do të mbahet rrethi i katërt, ku do të diskutohet për personat e pagjetur.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat