Lugina e Preshevës proteston kundër tarifave të policave të sigurimit

Lajme

Lugina e Preshevës proteston kundër tarifave të policave të sigurimit

Më: 20 maj 2012 Në ora: 18:04

Aktivistë të Shoqërisë Civile të Luginës së Preshevës, në shenjë pakënaqësie për mos heqjen e tarifave të policave të sigurimit nga Qeveria e Kosovës, kanë vendosur një billbord në vendkalimin kufitar në Muqibabë, në të cilën është shkruar “Na kini ndimu...”
Sipas tyre, vendimi për zbritjen e tarifave të policave është më se pezhorativ, ndërkohë që zyrtarë të lartë të Qeverisë së Kosovës iu kishin premtuar delegacioneve të shumta të shqiptarëve të Luginës se taksat do të hiqen tërësisht.
Vendosja e policave të sigurimit për automjetet me targa të Serbisë, ka goditur kryesisht shqiptarët e Preshevës, Bujanocit dhe të Medvegjës, përderisa serbët vazhdojnë të përdorin targat e vjetra të përdorura që nga koha e RSFJ-së, e për të cilat nuk paguajnë fare taksa të sigurimit.
Ndërkohë, taksat në fjalë kanë zvogëluar në më se 80 për qind lëvizjen e automjeteve në drejtim të Kosovës, duke shkaktuar dëme në ekonomi në të dyja anët e kufirit si dhe pakënaqësi e revoltë ndër qytetarët shqiptar të Luginës së Preshevës.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat