Medvegjë: Shqiptarët fituan vetëm 16 për qind të votave

Lajme

Medvegjë: Shqiptarët fituan vetëm 16 për qind të votave

Më: 25 qershor 2012 Në ora: 22:02

Janë shpallur rezultatet preliminare të zgjedhjeve të djeshme lokale të mbajtura në Medvegjë. Sipas Komisionit Komunal Zgjedhor në Medvegjë, Partia për Veprim Demokratik, bartës i listës i të cilës ka qenë Florim Sahiti ka fituar 15.59 për qind të votave nga numri i përgjithshëm 10.102 votuesve, njofton agjencia informative kombëtare “Presheva Jonë”. Ndërkaq sipas këtij komisioni zgjedhjet e sivjetme lokale i ka fituar përsëri kryetari aktual Slobodan Drashkoviq me mbi 46 % të votave, kurse vendet tjera i kanë fituar partitë e vogla serbe. Se sa këshilltarë vërtet janë zgjedhur në mandatin e ardhshëm komunal në Medvegjë, mbetet të bëhet llogaria që do të thotë përpjesëtimi me numrin e përgjithshëm të votuesve të dalur. Rezultatet përfundimtare, pritet të shpallen më vonë. Kuvendin e ardhshëm komunal të Medvegjës do të përbëjnë 35 këshilltarët e ri që morën besimin në zgjedhjet e djeshme lokale të parapara për 6 maj e që nuk u mbajtën për shkaqe teknike. BS

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat