Kuvendi nuk debaton për protokollin, shmang përgjegjësinë

Lajme

Kuvendi nuk debaton për protokollin, shmang përgjegjësinë

Nga: Shqipe Osmani, Bota Sot Më: 8 shtator 2009 Në ora: 17:15

Pavarësisht deklarimeve të udhëheqësve institucional të vendit se çështja e protokollit është kapitull i mbyllur, bisedimet rreth kësaj çështje po vazhdojnë madje me intensitet të shtuar prapa kuintave. Ndërkohë, qëndrimi i institucioneve edhe më tutje mbetet, sipas deklarimeve po ai i bërë publik, Jo protokollit me Serbinë.

Nënshkrimi i protokollit është përkrahur nga Presidenca e BE-së, por sipas drejtuesve të institucioneve të Kosovës, presioni dhe shqetësimet po vazhdojnë të përballen. Sipas vlerësimit të qeverisë dhe të komisioneve përkatëse të Kuvendit, protokolli rrezikon sovranitetin e vendit. Çështja e protokollit vlerësohet shqetësuese nga të gjitha nivelet institucionale, por se nuk mendohet kjo çështje do të duhet të debatohet nga Kuvendi.

Opozita ka kohë që çdo ditë në media hedh rrufeshëm shigjeta goditëse ndaj institucioneve për çështjen e protokollit, por ajo as që ka bërë asnjë hap të vetëm që çështjen të paktën ta dërgojë në Kuvend, i cili është institucioni kryesor në Kosovë, sipas Kushtetutës së vendit.

(Tekstin e plotë mund ta lexoni në numrin e ditës së mërkurë të gazetës 'Bota Sot')

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat