Haradinaj: Enciklopedia shmang marrëdhëniet diplomatike

Lajme

Haradinaj: Enciklopedia shmang marrëdhëniet diplomatike

Më: 6 tetor 2009 Në ora: 17:27

Enciklopedia maqedonase do të luftohej vetëm me botimin e një libri të ri nga ana e intelektualëve shqiptarë, kështu ka deklaruar në Pirishtinë , kryetari i PDSH-së, Menduh Thaçi pas takimin me krytarin e AAK-së, Ramush Haradinaj. Thaçi tha se nuk janë të vërteta deklarimet për gjoja tërheqjen e enciklopedisë pasi sipas tij, ‘një libër që botohet kurrë nuk mund të zhbëhet’. Lideri i PDSH-së tha se Qeveria e Maqedonisë po zhvillon politikë absurde, në kohën kur më së shumti ka nevojë në rregullimin e raporteve me fqinjët, për shkak të identitetit të saj. Ndërsa kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, tha se rasti i enciklopedisë e largon vëmendjen nga vendosja e marrëdhënieve diplomatike mes Prishtinës dhe Shkupit dhe me këtë rast kërkoi angazhim më të madh nga institucionet e Kosovës në vendosjen e marrëdhënieve diplomatike me shtetet fqinje.

“Nuk është vërtetë se tërhiqet enciklopedia, nuk do tërhiqet, një libër që botohet kurrë nuk mund të zhbihet, kemi rastin e diktaturave të mëdha. Libri luftohet vetëm me libër, besoj se shumë shpejt intelektualët shkencëtarët shqiptarë nga Maqedonia dhe nga trojet tjera do ta përbëjnë librin e vërtetë të historisë shqiptare”,tha Menduh Thaçi, kryetar i PDSH-së.

“Ne jemi ata që duhet të kërkojmë marrëdhënie diplomatike me Shkupin dhe me Podgoricën, me qenë se ne na nevojiten, ato janë bilaterale, po ne kemi nevojë, jemi shtet i ri, Prishtina zyrtare duhet të jetë më e aftë, që me avancuar në vendosjen e marrëdhënieve diplomatike, këto dy shtete e kanë bërë një hap të rëndësishëm, na kanë njoft dhe ne duhet të jemi të aftë që të gjejmë rrugën me vendos marrëdhënie diplomatike”, theksoi Ramush Haradinaj, Kryetar i AAK-së.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat