Berisha bën homazhe te varri i ish-presidentit Rugova

Lajme

Berisha bën homazhe te varri i ish-presidentit Rugova

Më: 7 tetor 2009 Në ora: 10:59

Kryeministri Berisha, gjatë vizitës në Kosovë, bëri homazhe dhe nderime në varrin e ish-Presidentit të Kosovës, zotit Ibrahim Rugova. Më pas, Kryeministri Berisha bëri një vizitë në familjen Rugova ku u takua me bashkëshorten dhe fëmijët e tij.

Pas kësaj vizite emocionuese, Kryeministri Berisha u shpreh:“Unë erdha për t’i shprehur nderimin më të thellë zonjës Rugova për ndihmesën e madhe që zonja Rugova ka dhënë në mbështetjen ndaj Presidentit Rugova, ndaj burrit të shtetit, unik në historinë e kombit shqiptar, i cili ia doli të shkrijë në një politikanin, shtetarin dhe misionarin. Në shpirtin e tij qëndrestar, mençurinë, intelektualizmin, vendosmërinë, Presidenti Rugova lartësoi çdo ditë të veprimtarisë së tij, çështjen e drejtë të shqiptarëve në Kosovë. Pas lufte udhëhoqi Kosovën gjer në prag të pavarësisë, duke u shndërruar në shtyllën kryesore të besimit të shqiptarëve dhe të komunitetit ndërkombëtar për Kosovën e lirë të pavarur dhe multietnike. Ibrahim Rugova ka frymëzuar dhe do të frymëzojë shqiptarët në të gjithë përpjekjet e tyre për zhvillimin integrimin dhe të ardhmen që meritojnë.”

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat