Tolaj: LDD do të qeverisë në disa komuna

Lajme

Tolaj: LDD do të qeverisë në disa komuna

Më: 9 nëntor 2009 Në ora: 15:11

Shefi i shtabit zgjedhor të LDD së Sejdë Tolaj, në takim me gazetarët vlerësoi se mesazhi elektoral dhe oferta elektorale e këtij subjekti politik për zgjedhjet lokale 2009 po mirëpritet kudo që kontaktohet me votuesit dhe bazën elektorale të LDD së. Tolaj konstatoi se, në mesazhin elektoral i liderit të LDD së Akademik Nexhat Daci dhe kandidatëve të këtij subjekti, qytetarët e Kosovës më së miri po gjejnë përgjigje në pyetjen pse duhet të votojnë për Lidhjen demokratike të Dardanisë dhe konkretisht për nr 65.

"LDD do të qeveris në disa Komuna me kandidatët e saj për kryetar Komune dhe do të bashkëqeveris me disa komuna të tjera me kandidatët e përbashkët me AKR në. Marrëveshja e bashkëpunimit LDD AKR është mirëpritur shumë tek votuesit dhe ky sukses po i frikëson subjektet politike që janë në koalicion qeverisës", ka thënë Tolaj.

Shefi i Shtabit Elektoral të LDD së Sejdë Tolaj, në takim me mediet ngriti shqetësimin për mundësinë e keqpërdorimit të votës së qytetarëve me 15 nëntor.

"Ka informata të bazuara se anëtarë dhe simpatizantë të PDK së në Mitrovicë dhe Skenderaj janë në aksion duke tentuar të sigurojnë emra, mbiemra dhe numra të letërnjoftimeve të bashkatdhetarëve që punojnë dhe veprojnë në mërgatë duke ju ofruar mjete financiare prej 50 100 Euro. Ka tendencë që të prodhohen ilegalisht letërnjoftime false të UNMIK ut për të votuar me 15 Nëntor në emër të bashkatdhetarëve që jetojnë jashtë Kosovës", tha Tolaj.

LDD fton qytetarët e Republikës së Kosovës për pjesëmarrje masive në zgjedhjet e 15 Nëntorit 2009.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat