Shtabi i zgjedhor i Mustafës demanton Astrit Salihun

Lajme

Shtabi i zgjedhor i Mustafës demanton Astrit Salihun

Më: 9 nëntor 2009 Në ora: 15:37

Javën që shkoi, kandidati i PDK-së për kryetar të Prishtinës ka deklaruar se Komuna e Prishtinës ka ndarë vetëm 2.5 për qind të buxhetit të saj për aktivitete rinore. Për hir të informimit të drejtë të qytetarëve, Komuna e Prishtinës ka ndarë 6 për qind të buxhetit të saj për aktivitete rinore gjatë kësaj periudhe.

Janë ndërtuar 8 salla të edukatës fizike dhe 7 terrene sportive. Gjithashtu, Komuna e Prishtinës ka qenë shumë aktive në përkrahjen e sportistëve dhe rinisë në aktivitete kombëtare dhe ndërkombëtare. Për këtë qëllim komuna ka ndarë mbi 120 mijë euro për rreth 100 aktivitete rinore dhe sportive. Në këtë mënyrë, Komuna e Prishtinë ka kontribuar dukshëm në përfaqësimin ndërkombëtar të Kosovës në gara të ndryshme në vend dhe jashtë.

Të gjitha këto të dhëna janë të paraqitura në raportet e rregullta që Kryetari Mustafa ka paraqitur para Kuvendit Komunal, të cilat Kuvendi i ka miratuar edhe me votat e këshilltarëve komunal të PDK-së.

Ftojmë kandidatin e PDK-së se mund t’i drejtohet Komunës së Prishtinës për çfarëdo informate mbi aktivitetet e komunës. Informimi i saktë i tij do ta kursente atë nga dezinformimi i qytetarëve të Prishtinës, të cilët janë në dijeni të aktiviteteve të komunës sa i përket rinisë dhe sportit.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat