Gripi, prag epidemie në Shqipëri

Lajme

Gripi, prag epidemie në Shqipëri

Më: 10 nëntor 2009 Në ora: 16:22

11 mijë persona në gjithë Shqipërinë janë prekur nga gripi vetëm gjatë javës së shkuar. Specialistet thonë se jemi në një fazë kritike, pasi qarkullimi i virusit AH1N1 dhe i gripit sezonal ka shtuar rrezikshmërinë dhe numrin e personave të prekur.

Shenjat që paraqesin dy viruset janë të ngjashme dhe klasifikimi mund të bëhet vetëm në laborator. Specialistët këshillojnë që mjeket të marrin të gjitha masat për ruajtjen e shëndetit të tyre dhe të përdorin tamiflun në të gjitha rastet e kërkuara.

“Kemi një vaksinë në treg që duhet të shfrytëzohet. Mjekët duhet të marrin masa që fillimisht të mbrojnë veten e tyre”, u shpreh Dritan Ulqinaku në Departamentin e Sëmundjeve Infektive në ISHP.

Virusi i gripit të derrit ka prekur kryesisht moshat aktive, ndërsa gripi sezonal prek moshat pediatrike dhe të moshuarit. Ulja e temperaturave ka sjellë një rritje të numrit të të sëmurëve dhe specialistët e kanë të vështirë të bëjnë një klasifikim të shpejtë mes të prekurve nga virusi AH1N1 dhe gripit sezonal.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat