Krasniqi e Daci mendime të kundërta për punën e qeverisë

Lajme

Krasniqi e Daci mendime të kundërta për punën e qeverisë

Më: 10 nëntor 2009 Në ora: 16:32

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi dhe kryetari i LDD-së, Nexhat Daci, kanë mendime të kundërta lidhur me angazhimet e Qeverisë për njohjet e Kosovës në botë. Derisa kryekuvendari Krasniqi i vlerëson të suksesshme angazhimet e qeverisë, kryetari i LDD-së Daci shprehet tejet i shqetësuar për procesin e njohjeve dhe mos angazhimin e duhur të qeverisë në këtë drejtim. Ndërkohë që Krasniqi nuk shprehet i shqetësuar që pas katër muajve është bërë vetëm një njohje për Kosovën, derisa ka thënë se Kosova është shteti më i ri në botë dhe është njohur tashmë nga 63 shtete më me ndikim në politikën dhe ekonominë botërore. “Të shqetësuar mendoj se nuk duhet të jemi, sepse Kosovën e kanë njohur 63 vende sigurisht se do të ketë edhe njohje të reja. Realisht përqendrimi i institucioneve të Kosovës duhet të jetë në kryerjen e obligimeve që i kanë”, tha Krasniqi. Ndërkohë i pyetur se a po i kryejnë punët institucionet, ai tha se gazetarët janë ata që më së mirë e vlerësojnë angazhimin institucional. “Ne mendojmë se po i kryejmë obligimet tona”, u shpreh Krasniqi. Ndërkaq, kryetari i LDD-së, Nexhat Daci, duke mos dëshiruar, siç tha, ta shfrytëzon këtë pyetje për fushatë të LDD-së, deklaroi se partia e tij është tej mase e shqetësuar me numrin e njohjeve. “Ne jemi të shqetësuar të gjithë, sepse është e pahijshme kur i shef që krejt Qeveria është në fushatë, jemi edhe ne pjesë e institucioneve”, tha Daci.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat