Sejdiu: Zgjedhjet janë mundësi shprehjes së vullnetit politik

Lajme

Sejdiu: Zgjedhjet janë mundësi shprehjes së vullnetit politik

Më: 12 nëntor 2009 Në ora: 16:37

Presidenti i Republikës së Kosovës, Fatmir Sejdiu në një konference për media në Qendrën Mediale në Çagllavicë, theksoi se Kosova është duke treguar standarde të larta në ndërtimin e një shteti demokratik dhe të barabartë për të gjithë. Sejdiu ka thënë se komuniteti serb duhet të ketë një pjesëmarrje sa më masive në zgjedhjet e 15 nëntorit, sepse kjo ditë do të jetë vendimtare për të ardhmen e tyre dhe realizimin e projekteve për një jetë më të mirë. "Zgjedhjet lokale të 15 nëntorit janë një shansë e mirë për çdo qytetar të Kosovës që në mënyrën më të mirë të mundshme me participim të drejtpërdrejtë të sjellin dhe materializojnë vullnetin e tyre politik", ka thënë ai. Presidenti me ç'rast ka thënë se kjo është në interesin e vetë serbëve, sepse në Beograd nuk u intereson se a ka zgjedhje ose jo në Kosovë. Duke dhënë fjalë të mira lidhur me përgatitjet që janë bërë për mbajtjen e zgjedhjeve, Sejdiu tha se serbët kësaj radhe kanë edhe një arsye më shumë për të marrë pjesë në zgjedhje, sepse sikurse e parasheh pakoja e Ahtisarit zgjedhje organizohen edhe në tri komuna të reja, ku shumicë janë qytetarët nga komuniteti serb. Presidenti Sejdiu vlerësoi se Kosova edhe në këto dy vitet e zhvillimit të saj ka një vizion shumë të qartë, jo vetëm me demonstrimin formal, por edhe me dëshmi praktike për ndërtimin e shtetit si një atdhe i gjithë qytetarëve të vendit, pa dallim etnie dhe besimi.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat