KQZ konfirmon se shumica e vendvotimeve janë hapur

Lajme

KQZ konfirmon se shumica e vendvotimeve janë hapur

Më: 15 nëntor 2009 Në ora: 11:24

Kryetarja e Komisionit e Qendror Zgjedhor, Nesrin Lushta ka bërë të ditur se sipas planifikimeve që në orën 7 të mëngjesit janë hapur për votim 98,49 për qind nga gjithsejtë 746 qendra votimi dhe 2.256 vendvotime.

Nga KQZ është bërë e ditur se në fshatin Budrikë të komunës së Gjilanit nuk është hapur një qendër e votimit, po ashtu edhe një në fshatin Osojan të komunës së Burimit, ndërsa në Klinë nuk janë hapur 2 qendra, Loposaviq 3, Prizren 1 dhe në komunën e Zveqanit është hapur vetëm një qendër votimi dhe gjatë ditës do të dërgohen ekipet mobile për votim.

Ndërkaq, zyrtarët e Policisë së Kosovës kanë theksuar se deri më tani nuk është shënuar asnjë problem dhe se gjithçka ka shkuar mirë, ndërsa që policia me kapacitete të plota mbetet shërbim të mbarëvajtjes së votimeve.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat