"Demokracia në veprim"

Lajme

"Demokracia në veprim"

Më: 15 nëntor 2009 Në ora: 15:44

Drejtuesit e koalicionit të organizatave joqeveritare "Demokracia në veprim", kanë vlerësuar se procesi zgjedhor është duke shkuar mirë dhe se ka një fluks të madh të interesuarve për të marrë pjesë në zgjedhje, ndërkohë kanë prezantuar edhe të gjeturat në disa qendra të votimeve nëpër disa komuna.

Drejtuesi i këtij koalicioni, Ismet Kryeziu ka paraqitur shifrat e pjesëmarrjes në zgjedhje në disa komuna të Kosovës, ndërkohë që për komunat tjera ka thënë se do të dalin shifrat në një tjetër konferencë.

Sipas të dhënave të "Demokracia në veprim", në Mitrovicë deri tani kanë dalë në zgjedhje 20 për qind, në Malishevë 33 për qind, në Skënderaj 35 për qind, në Vushtrri 27 për qind, në Dragash 23 për qind, në Prishtinë 27 për qind, në Kamenicë 25 për qind, në Gjilan 21 për qind, në Gjakovë 30 për qind dhe në Prizren 25 për qind.

Kryeziu: 90 për qind e vendvotime janë duke shkuar në mënyrë të rregullt

"Gjatë këtij procesi mund të konkludojmë se 90 për qind e vendvotime janë duke shkuar në mënyrë të rregullt dhe procesi është duke vazhduar në normalitetin e vetë, por në i adresojmë disa brenda dhe shqetësime, të cilat i vërejmë gjatë kësaj pune. Kemi tentativat e votiumeve të dyfishta në disa vendvotime, ku edhe kemi ngritje të tensionit dhe pamundësi të punës së komisionerëve apo edhe të vëzhguesve", ka thënë Kryeziu.

Ai ka përmendur Banjën e Malishevës, Llaushën e Skënderajt dhe Komogllavën e Ferizajt, si vende ku ka tentativë të votimeve të dyfishta dhe të votuesve që nuk janë nga këto qendra të votimit.

Gjithashtu vende ku ka edhe tension në mesin e komisionerëve, sipas Kryeziut, janë Lladova dhe Stublla e Gjilanit dhe Vushtrria.

Me këtë rast ai i ka adresuar KQZ së kërkesën për dërgimin ekipeve rezervë.

Kryeziu: Ne i adresojmë KQZ së për të dërguar ekipet rezervë

"Ne i adresojmë KQZ së për të dërguar ekipet rezervë, për t'iu ardhur në ndihmë komisioneve dhe për të mundur ta ushtrojnë punën e vetë komisionerët dhe tÆu mundësohet qytetarëve që të votojnë në mënyrën më të mirë të mundshme", ka thënë ai.

Sipas Kryeziut, votime familjare janë vërejtur në Vitomiricë, në Mitrovicë dhe në Dragash, pastaj në Shtime ka persona të paautorizuar të cilët me numrat e partive përkatëse sillen nëpër qendra dhe vendvotime, në Pejë ka tentative të grupeve të organizuara për të ndihmuar moshat e vjetra apo qytetarët që nuk mund të votojnë dhe në Deçan ku vërehet një lëvizje e zyrtarëve komunalë me automjete zyrtare, nëpër qendrat e votimit dhe nëpër vendvotime.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat