LDK, e kënaqur me pjesëmarrjen e votuesve në zgjedhje

Lajme

LDK, e kënaqur me pjesëmarrjen e votuesve në zgjedhje

Më: 15 nëntor 2009 Në ora: 19:02

Shtabi zgjedhor i kandidatit të LDK së për kryetar të Prishtinës Isa Mustafa është shprehur i kënaqur me pjesëmarrjen e qytetarëve në zgjedhje, ndërsa ka kërkuar nga KQZ ja të mos mbyllë qendrat e votimit në ora 19.00 ashtu siç është paraparë nëse ka qytetarë që presin në radhë për të votuar.

Këshilltari i Isa Mustafës, Arben Gashi, ka thënë se procesi zgjedhor po zhvillohet brenda suazave normale dhe pa incidente, të cilat do të rrezikonin imazhin e votimeve, ndërsa ka kërkuar që qendrat e votimit të mos mbyllen në ora 19:00 ashtu siτ është paraparë nëse ka radhë të qytetarëve për të votuar.

Gashi ka thënë se në krahasim me zgjedhjet e kaluara pjesëmarrja e votuesve në Prishtinë është më e madhe.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat