Kryeministri Thaçi dhe Iv de Kermabo për “rastin Bllaca”

Lajme

Kryeministri Thaçi dhe Iv de Kermabo për “rastin Bllaca”

Më: 30 nëntor 2009 Në ora: 18:52

Kryeministri Hashim Thaçi ka thënë sot se i akuzuari dhe të akuzuarit, në DVD-në e shumëpërfolur të Nazim Bllacës, do të dalin para drejtësisë dhe do të zbardhet e vërteta. “Do të jemi shumë të vendosur dhe çdo rrethanë e ngritur do të sqarohet deri në fund dhe as akuzuesit e as të akuzuarit nuk mund t’i ikin përgjegjësive të transparencës dhe vendosjes së plotë të rendit, zbatimit dhe respektimit te ligjeve te Kosovës”, është shprehur kryeministri Thaçi. Komentet kreu i Qeverisë i ka bërë pas takimit që pati me shefin e EULEX-it Yves De Kermabon, përderisa ka njoftuar se gjatë gjithë ditës, në cilësinë e kryeministrit, ka mbledhur Këshillin e Sigurisë Kombëtare, ka zhvilluar takime me presidentin dhe me përfaqësues të vendeve të Quintit.

Shefi i EULEX-it Yves De Kermabon ka thënë se i akuzuari Bllaca po merret në pyetje nga prokurorët e EULEX-it dhe se do të bëhen gjithçka që duhet në mënyrë që të ketë drejtësi.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat