Thaçi: Procesi në GJND do të përfundojë në favor të Kosovës

Lajme

Thaçi: Procesi në GJND do të përfundojë në favor të Kosovës

Më: 1 dhjetor 2009 Në ora: 15:40

Kryeministri Hashim Thaçi ka shprehur bindjen e tij se çështja e Kosovës në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë do të përfundojë në favor të vendit tonë, sepse me Kosovën janë drejtësia dhe e vërteta.

Gjatë mbledhjes së Qeverisë së Kosovës, kryeministri Thaçi ka thënë se vullneti demokratik i qytetarëve të Kosovës është shprehur në mënyrën më të mirë me shpalljen e pavarësisë, ndërsa ka ripërsëritur faktin se institucionet i kanë bërë të gjitha përgatitjet nevojshme dhe shumë argumentuese për këtë proces të ngritur nga Serbia.

“Qeveria dhe institucionet e Republikës së Kosovës kanë bërë përgatitje shumë serioze, shumë profesionale, të përgjegjshme për një prezantim shumë argumentues dhe sfidues për pretendimet e të tjerëve në këtë rast të ngritur nga Serbia”, ka thënë Thaçi.

Ai ka theksuar se Kosova është pavarësuar pas shumë viteve të vuajtjeve, përpjekjeve, luftës, por edhe ndihmës nga bota demokratike që kanë ndalur gjenocidin e Serbisë në Kosovë, ndërsa e ka shprehur besimin e tij do të përfundoj në favor të vendit tonë.

"Ne besojmë se çështja e Gjykatës Ndërkombëtare për Kosovën do të përfundoj në favor të vendit tonë, ngase në favor tonin është e drejta, është drejtësia dhe e vërteta. Kjo është përpjekje e Serbisë për të frenuar zhvillimin normal të vendit tonë, po ashtu si shumë herë gjatë historisë, por e vërteta do të ngadhënjejë", ka thënë haçi.

Më këtë rast, ai ka ftuar botën demokratike që të mbështes Republikës e Kosovës dhe ka ftuar vendet që janë një proces të njohjes që të njohin pavarësinë e vendit tonë.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat