AAK-ja dhe LDK-ja në Klinë bëjnë marrëveshje për balotazh

Lajme

AAK-ja dhe LDK-ja në Klinë bëjnë marrëveshje për balotazh

Më: 1 dhjetor 2009 Në ora: 15:42

AAK-ja dhe LDK-ja në Klinë kanë ndërtuar koalicionin e përbashkët për balotazh në zgjedhjet e 13 nëntorit. Arritjen e marrëveshjes në mes këtyre dy subjekteve politike e kanë konfirmuar kandidati për kryetar i degës së AAK-së, Enver Berisha dhe Fadil Gashi, kryetar i degës së LDK-së në Klinë. Berisha do të sfidojë kryetarin aktual të Klinës Sokol Bashota, që është kandidat i PDK-së.

Fadil Gashi, ka konfirmuar të martën se është ndërtuar koalicioni dhe pritet edhe zyrtarizimi. Sipas tij vendimin për marrëveshje me AAK-në e ka marrë edhe kryesia e degës së LDK-së, të hënën në mbrëmje.

Edhe Enver Berisha i AAK-së, tregon se marrëveshja është arritur dhe ai do ta ketë mbështetjen e LDK-së në garën e balotazhit me 13 dhjetor.

Enver Berisha i AAK-së që në rundin e parë ka marrë 5490 vota ose 31.88 për qind mendon se e ka më të lehtë fitoren në balotazh me mbështetjen edhe të LDK-së, ku kandidati i këtij subjekti Fadil Gashi ka marrë 3802 vota.

Kandidati i PDK-së, Sokol Bashota, kryetar aktual i Klinës, ka marrë me se shumti vota 6332 ose 36.77 % dhe ka 842 vota me shumë se Enver Berisha i AAK-së.

Nga dega e PDK-së nuk ka ardhur ndonjë reagim rreth marrëveshjes LDK-AAK, por besojnë në fitore.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat