Konferencë e PD-së

Lajme

Konferencë e PD-së

Më: 2 dhjetor 2009 Në ora: 16:12

Drejtues të Partisë së Drejtësisë vlerësojnë se procesi në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë paraqet fillimin e zyrtarizimit të plotë ndërkombëtar të pavarësisë së Kosovës, ndërkaq ngjarjen e fundit lidhur me dëshmitarin Nazim Bllaca e konsiderojnë se nuk ka qenë e rastit paraqitja e kësaj CD je duke vlerësuar se paraqet cenim të rendit kushtetues në vend.

Në një konferencë për media, kryetari i PD së, Ferid Agani, tha se kjo parti pret që pas përmbylljes së procesit në Hagë, Kosova të anëtarësohet në Organizatën e Kombeve të Bashkuara.

Duke folur rreth hetimeve në lidhje me rastin e Nazmi Bllacës, personi i paraqitur në CD në e përfolur në Kuvend, kreu i PD së kërkoi përfundimin sa më të shpejtë të hetimeve dhe publikimin e rezultateve përfundimtare.

Ai tha se çfarëdo destabilizimi në vend në procese shumë të rëndësishme e dëmton imazhin e Kosovës dhe kredibilitetin e institucioneve të saja.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat