AAK mirëpret aleancën me të djathtët

Lajme

AAK mirëpret aleancën me të djathtët

Më: 4 dhjetor 2009 Në ora: 15:30

Kryesia e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës ka deklaruar të premten orientimet e saj politike për raundin e dytë zgjedhor të zgjedhjeve lokale.

“Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës vazhdon garën zgjedhore dhe fton qytetarët e vendit që t’i votojnë kandidatët e AAK-së në: Pejë, Suharekë, Vushtrri, Klinë, Kaçanik, Junik dhe Istog”, thuhet në një deklaratë të Kryesisë së AAK-së.

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, siç theksohet më tej, mirëpret përkrahjen e partive dhe elektoratit politik të djathtë, konkretisht të LDK-së, në komunat ku nuk garon LDK, dhe të partive tjera të djathta në të gjitha komunat ku garojnë kandidatët e AAK-së.

“Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, fton të gjithë qytetarët e Kosovës që më 13 dhjetor të marrin pjesë në zgjedhje dhe t’i votojnë kandidatët e LDK-së në të gjitha komunat ku AAK nuk garon”, vijon deklarata.

Në fund të deklaratës theksohet se, “Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës zotohet për qeverisje krijuese dhe ofertë të re ekonomike për qytetarin”.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat